Transmetuar më 11-11-2019, 17:44

Dy shqiptarë janë arrestuar në portin e Barit në Itali, pasi në autobusin e tyre u gjetën 196 karta identiteti italiane të vjedhura.

Ata ishin në një autobus me targa shqiptare dhe pa pasagjerë, teksa për kartat thanë se ua kishte dhënë një italian për t’i marrë një person tjetër në Durrës.

196 kartat italiane të identitetit ishin të bardha të paplotësuar e rezultojnë të jenë vjedhur 4 vite më parë, më dhjetor të 2015-ës, në  komunën e Piacenzës.

Dy shoferët shqiptarë kanë rrëfyer se pako me karta u është dorëzuar nga një shtetas italian të cilit nuk i dinë identitetin.

Operacione të mëparshme të autoriteteve italiane kanë zbardhur një kartë identiteti italiane me fotografi dhe e plotësuar me identitetin e personit që i shitet është paguar dhe 5 mijë euro në tregun ilegal.

196 kartat e sekuestruar do të sillnin për grupet kriminale një përftim prej rreth 1 milion euro. /k.k/noa.al/