Pas zgjedhje së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.
Pavarësisht kritikave të opozitës, delegacioni Europian në Shqipëri, tha se "e mirëpresim këtë vendim."
Zyrtarët e BE-së u shprehën se pas këtij vendimi, "presim krijimin e një gjykate kushtetuese funksionale".
Sipas delegacionit të BE-së në Tiranë, "zbatimi i Reformës në Drejtësi është thelbësor".
Pas kalimit të vettingut, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, të cilat u votuan në Kuvend, do të jenë dy nga 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Toska, 43-vjeçe, u votua sot në Kuvend me 105 vota pro dhe 2 kundër.
Ajo ka qenë Këshilltare ligjore prej 12 vitesh në Gjykatën Kushtetuese.
Elsa Toska ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ. Toska e ka filluar karrierën si ndihmës/komisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 punonte si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.
Fiona Papajorgji u votua sot në Kuvend me 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë një vit më parë këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji./NOA.al