Transmetuar më 11-11-2019, 14:28

Pak para votimit në Kuvend të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, deputeti i opozitës, Lefter Maliqi ka braktisur sallën. Ka qenë vet ligjvënësi Maliqi ai që ka bërë publike këtë fakt përmes një postimi në ‘Facebook’, ndërsa e cilësoi procesin një marrëveshje të fshehtë nga ana e maxhorancës.

“Të dashur miq, para votimit të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese u largova nga Parlamenti, pasi nuk mund të bëhem pjesë e marrëveshjeve të fshehta me mazhorancën për të shkelur Kushtetutën, pasi me votimin e sotëm ku dhe pjesa më e madhe e opozitës në Kuvend po bëhet pal me mazhorancën për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga Rilindja”, shkruan Maliqi.

Ai tha se ishte pro ngritjes së Gjykatës Kushtetuese por sipas ligjit dhe Kushtetutës duke kaluar nga Presidenti, tek Parlamenti dhe më pas tek Gjykata e Lartë. Po ashtu Maliqi tha se votimi i sotëm tregon se parlamenti nuk funksionon dhe se opozita është e pa përfaqësuar.

“Jam pro ngritjes se Gjykatës Kushtetuese por sipas ligjit dhe Kushtetutës duke kaluar nga Presidenti, tek Parlamenti, tek Gjykata e Lartë sipas radhës. Votimi i sotëm e fut vendin në krizë më të thellë politike e Kushtetuese.

Domosdoshmëri krijimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kishtetuese pasi 3 gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Votimi i sotëm tregon se parlamenti nuk funksionon, se opozita është e papërfaqësuar në Parlament se dhe ky institucion po kapet nga Rilindja.Turp👎”, vijon Maliqi./b.l/noa.al/