Transmetuar më 11-11-2019, 13:28

Një sherr masiv është regjistruar në Poliklinikën e Korçës, pak minuta më parë.

Mësohet se sherri është regjistruar mes tre personave në ambientet e jashtme ytë Poliklinikës.

Raportohet se nga sherri një person ka mbetur i plagosur.

Ende nuk dihen arsyet e sherrit, por pritet raportimi i policisë.

Ambulanca është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.