Transmetuar më 11-11-2019, 13:25

Ndoshta e keni vënë re që tualetet publike ndryshojnë nga ai që keni në shtëpi.

Këtu i referohemi ulëses, e cila ka formë "U-je" në vende publike, por në shtëpi është më rrethore.

Ky ndryshim vjen në varësi të higjienës, për të cilën duhet të kujdesemi më shumë në vendet publike. Ndodh që bakteret të merren edhe në tualet, prandaj ka metoda që mbrojnë shëndetin e njerëzve.

Një prej autoriteteve publike në Shtetet e Bashkuara tha: " Të gjitha ulëset e tualetit, përveç atyre që ndodhen në shtëpi, do të jenë të llojit të hapur, pra në formë ‘U-je’ ose të kenë një shpërndarës automatik me ujë të pastrimit të ndenjëses."

Tualeti në vendet publike ka për qëllim t’i japë njerëzve hapësirë që organi gjenital të mos prekë vendin ku mund të spërkatet urina.