Transmetuar më 11-11-2019, 13:20

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Mediet fqinje raportojnë se i arrestuari është shqiptari me iniciale A.M., 34 vjeç, banues në Firence.

Burri ishte ndaluar teksa po shëtiste në qendër të Pistoria. Nga kontrolli i automjetit, që e kishte marrë me qira, u sekuestruan më shumë se 10 mijë euro, të cilat dyshohen se janë të përfituata nga trafiku i drogës.

Në shtëpinë e tij në Firencë, u sekuestruan 34 gram kokainë, një peshore precize, materiale të përshtatshme ambalazhesh, si dhe 20 mijë euro shtesë në para të gatshme.

Gjykatësi vendosi për shqiptarin masën e sigurisë "arrest shtëpie".