Transmetuar më 11-11-2019, 12:57
Foto ilustruese

Dy persona të cilët fusnin në vendin tonë makina angleze, pa doganë, janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Gjatë kësaj të diele u vunë në pranga R. Sh., 23 vjeç, dhe I. R., 23 vjeç të dy banues në Tiranë.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet të kenë kaluar nga pika e kalimit kufitar automjete të prodhimit anglez duke shmangur detyrimet doganore.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, për të zbuluar aktivitetin e plotë të të dyshuarve.

Ndaj dy të rinjve materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”. /a.y/noa.al/