Transmetuar më 11-11-2019, 12:56

Aktorja Anna Lika i ka dhënë fund spekulimeve për një histori dashurie me regjisorin Drilon Hoxha. Madje ajo nuk hezitoi që të postonte një imazh nga romanca e Drilonit me Arelën.

“Dje në studio duke punuar për kolonën zanore të filmit “Shkëmbimi” bashkë me Drilonin, na vijnë disa tituj të tillë portalesh që unë në mënyrë absolute i përgënjeshtroj! Unë dhe Drilon Hoxha jemi dy shokë aq të mirë, sa vetëm një orë të rrini në kafe me ne, në xhirime, në studio etj. etj., do kuptonit që unë dhe ky çuni këtu kemi një raport vëlla e motër! Në Story-n tjetër do shihni një gjë shumë të bukur”, shkruajti Ana.

Në imazhin tjetër, postoi fotografinë e Drilonit me të fejuarën Arela.

“Kjo sybukura këtu quhet Arela dhe është e fejuara e Drilonit dhe shoqja ime. Dhe më besoni këtë çiftin këtu e kam shumë xhan”, shkruajti Anna.

Kështu i dha fund të gjitha fjalëve që qarkullojnë duke sqaruar se janë miq e kolegë shumë të mirë.