Transmetuar më 11-11-2019, 12:39

Shumica prej nesh zgjedhin, që për tu zgjuar në mëngjes të mbajnë telefonin për alarm.

Sipas një psikologu, kjo nuk është aspak e shëndetëshme dhe e rekomandueshme. Kjo sepse telefoni shkakton negativitet tek ju dhe dita nuk nis aspak e mbarë.

Telefonat shkaktojnë shumë negativitet dhe në vend që të zgjohemi ngadalë, na duhet të rrëmbejmë menjëherë telefonin të fikim alarmin dhe të mendojmë për punët, kështu niveli i stresit rritet.

Në këtë mënyrë ju futeni në panik për shkak të mesazheve, që keni marrë gjatë natës.

Në këtë mënyrë, ju filloni ditën tuaj në mënyrë negative dhe meqenëse dita juaj filloi kështu, do të mbeteni të irrituar për pjesën tjetër të saj.