Transmetuar më 11-11-2019, 11:29

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me bizneset Durrës, në kuadër të turit "Rrugëtimi për Shqipërinë" u shpreh se në themel të platformës së opozitës është ulja e taksave për t’ia lehtësuar barrën biznesit.

Krahas uljes së taksës, Basha e vuri theksin edhe tek lufta kundër korrupsionit dhe barazia para ligjit.

Basha: Për mua, një biznes i çliruar është vizioni për një biznes të suksesshëm. Ju duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë, por më të lehtë. Ajo që ju duhet është një qeveri që ju jep ndihmë kur keni nevojë dhe që jua bën jetën më të lehtë. Ne jemi për taksa më të ulta dhe ulje të korrupsionit. Ky është në themel të vizionit tonë. Ne jemi për luftën kundërkorruspionit, barazinë para ligjit. Kjo është në zemër të platformës sonë.