Transmetuar më 11-11-2019, 11:16

Reperi Lil Pump u përball me një sulm gjarpri gjatë xhirimeve të projektit të ri muzikor. Të premten, 19-vjeçari publikoi një video në Instagram ku shfaqte dorën e gjakosur pasi u kafshua nga zvarraniku.

"Unë u kafshova nga një gjarpër. Unë nuk mund të luftoj me gjarpërinjtë. Shpresoj se nuk do vdes", shkruajti ai.

Në video, Lil Pump ishte i ulur në një shkallë, ndërsa po përpiqej të merrte gjarprin, por i ndodhi i papritura. Zvarraniku ia kafshoi dorën dhe reperi e hodhi në tokë dhe u largua menjëherë më vonë. Siç raporton Billboard, disa minuta më vonë, gjarpri u përpoq të kafshonte dhe një anëtar tjetër.

Veprimi mori vëmendje të madhe, përfshirë reagimin e kolegut të tij Justin Bieber.

"Vëlla, nuk mund të ngatërrohesh me gjarpërinjtë", shkruajti Bieber. Ndërkohë, nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.