Transmetuar më 11-11-2019, 10:52

Sot është afati i fundit për lirimin e banesave nga banorët e Unazës së Madhe.

Prej më shumë se një viti protesta pa u ndalur, banorët edhe sot nuk kanë pranuar që të lirojnë banesat duke dalë me hunj dhe me sfurqe në duar.

Ata nuk lejuan ndërhyrjen e IKMT-së për shembjen e tyre, ndërsa kanë paralajmëruar edhe përplasje, nëse tentohet që të ndërhyhet nga ana e IKMT-së.

Sikurse edhe më parë në mbështetje të tyre ka qenë edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili është shprehur se banorët duan dialog për t’i dhënë zgjidhje çështjes.

Ditën e djeshme (10 nëntor), Balliu i bëri thirrje qeverisë që të shkojë dhe të dialogojë me banorët, për të gjetur një zgjidhje të drejtë për të dyja palët.