Transmetuar më 11-11-2019, 10:32

Një aksident i rëndë është regjistruar, mbrëmjen e djeshme (10 nëntor), në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave ndërruar jetë 17-vjeçari, Kristjan Vasili, ndërsa të palgosur kanë mbetur shtetasit Alban Dervishaj dhe Rei Oka.

Të plagosurit aktualisht ndodhen në spital dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e lartë.

Mësohet se të rinjtë kanë qenë duke bërë gara me njëri-tjetrin kur makinat janë përfshirë në përplasjen e tmerrshme.

Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të saj.