Transmetuar më 11-11-2019, 10:17

Solidariteti kalon edhe nëpërmjet një vaksinimit në masë. Është kjo ajo që ka ndodhur në një shkollë në lagjen “Monte Mario” në Romë të Italisë, ku 23 fëmijë të klasës së pestë bashkë me vëllezërit, motrat dhe mësuesit e tyre, në total 50 vetë, u vaksinuan.

Synimi ishte për të mbrojtur nga gripi dhe sëmundje të tjera shoqen e klasës, një vajzë 11-vjeçare e cila i ishte nënshtruar një transplanti të disa organeve.

“Në sajë të punës së mbështetur te dialogu dhe sensibilizimi me prindërit, ime bijë në mes të muajit nëntor do mund të ndjekë mësimet në shkollë. Është një shembull i mrekullueshëm soliodariteti”, thotë nëna e së miturës Patrizia, për mediat italiane.

Vogëlushja erdhi në jetë teksa e ëma ishte në javën e 35-të të shtatzënisë dhe kur ishte 11-vjeçare iu nënshtrua transplantit në pesë organe, ku rreziku i vdekjes është 90%.

Nëna tregon se këto organe të reja do i japin një mundësi më shumë për të jetuar dhe veprimi i shokëve të klasës, e emocionoi pafund, ashtu sikundër dhe lumturoi të bijën. /a.y/noa.al/