Transmetuar më 10-11-2019, 23:12

Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Klanifornia”, ku Marina i bëri pyetje nga më të ndryshmet e shumë pikante.

Një ndër to ishte: “Cila është pjesa jote e preferuar në trupin e Besit?”.

Xhensila qeshi dhe u përgjigj:

“Kraharori, gjithmonë gjej mbështetje unë dhe Ajka”.

Kjo përgjigje e habiti edhe Marinën e cila priste që Xhensila të mos e tregonte, por jo, në fakt këngëtarja bëri të kundërtën.

Gjithashtu pyetur se cila është gjëja më "e çmendur" që ka bërë, Xhensila u shpreh: “Që jam martuar me Bes Kallakun”.