Transmetuar më 10-11-2019, 13:01

Pasi vendosën miratimin e 9 konkluzioneve në kuadër të Shengenit të Ballkanit, tre liderët e Ballkanit, kryeministri Edi Rama, homologu i tij Zoran Zaev dhe presidenti Aleksandër Vucic kanë dalë sot në një konferencë për shtyp.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama hodhi kritika ndaj liderëve kosovarë për mos marrjen pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, ndërsa  tha se në këtë rast ky shtet u vetëpërjashtua. Kryeministri i Shqipërisë gjatë konferencës në Ohër tha se takimi i radhës do të jetë në dhjetor në qytetin e Durrësit.

“Dua të them se ne u dakordësuam se në 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës. Morëm edhe konfirmimin se në atë mbledhje do të jetë i pranishëm, përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së. Në Durrës dëshiroj që dhe Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, të jenë të pranishëm. Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE. Por mos t’i shmangen elefantit që është këtu…Duhet të jenë sa më të drejtpërdrejtë, me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë apo s’duhan të kuptojnë”, tha Rama.

Më tej ai shtoi se, “Është momenti për të thënë se së pari në kujtesën time, jemi takuar, jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet, e zeza mbi të bardhë. Tani më jo si dokument, por si plan veprimi. Kjo nuk e ka penguar kryeministrin apo presidentin e Kosovës që të marrë pjesë në këtë samit. Në kujtesën time, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës, u desh një kohë e jo e shkurtër që përfaqësues të Kosovës të pranoheshin në tavolinë”.

Sipas Ramës, “Qoftë nga përfaqësues të Serbisë apo të Bosnjë Hercegovinës, tani prej të paktën 5 vjetësh, pjesëmarrja e Kosovës nuk është bënë në diskutim. Se gjej dot interesin dhe as përfitimin nga ky vet përjashtim(Kosova). Në vizitën time e kam thënë; Serbia duhet të njohë Kosovën. Por Kosova nuk duhet të vetëpërjashtohet”.

Për të gjithë ata që jetësojnë termin Jugosllavi, Rama tha: “Kush flet për Jugosllavi mbase ka jetuar shumë gjatë sepse unë nuk kam jetuar dhe nuk kam asnjë kujtim. Kush flet për një Shqipëri të Madhe duhet të heshtë. Nuk ka mundësi që unë të jem edhe mini jugosllav edhe shqiptaromar, jam një qytetar europian”./b.l/noa.al/