Transmetuar më 10-11-2019, 09:56

Në Ohër është duke u zhvilluar takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të “Shengenit Ballkanit”.

Mësohet nga takimi bëjnë me dije se Vuçiç për shkak të vendimeve të rëndësishme, thotë se pret sulme, por nuk u frikohet presioneve

“Do të përmirësoshet ndjeshëm mjedisi i investimeve. Jemi të vendosur të bëjmë më të mirën për qytetarët. Për shkak të rëndësisë së vendimeve të marra pres sulme nga palë të ndryshme, por nuk kam frikë nga presioni”, shprehet Vuçiç.

Në axhendë është përcaktuar që në orën 12:00 të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes tre përfaqësuesve të këtyre shteteve.

Shefi i qeverisë shqiptare mbërriti dje pasdite në Maqedoninë e Veriut, ndërsa u takua me Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev.

Takimi i parë mes tre liderëve u zhvillua në kryeqytetin e Serbisë pak ditë para se Këshilli i Evropës të jepte verdiktin për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku u fol edhe për krijimin e ‘Shengenit të Ballkanit’./b.l/noa.al/