Transmetuar më 10-11-2019, 08:13

Mbase të vërtetën e ndarjes së Kejsit dhe Stresit nuk do ta zbuloni asnjëherë, sepse reperi ka vendosur të mos flasë për këtë temë.

Edhe në rubrikën e emisionit “Ndaje ose digju” në “Shiko kush Luan”, Stresi ka preferuar të pijë raki, sesa të tregojë të vërtetën e kësaj historie.

“Nuk do ta zbuloni asnjëherë”,-ka thënë Stresi.

Mirëpo, në një rubrikë tjetër, Stresi është pyetur se mes disa personazheve të famshëm (mes tyre me qëllim edhe Kejsi), kë e ka tatuazh në zemër.

Ai ka zgjedhur pa u menduar Kejsin. Pra, sido që ka shkuar historia mes tyre, Stresi e ka tatuazh në zemër Kejsin./b.l/noa.al/