Transmetuar më 09-11-2019, 23:05

Loja “Paintball” që zhvillohet në emisionin “Shiko kush LUAN” bën që çdo personazh që merr pjesë, të tregojë disa të vërteta për kolegët e tij/saj.

Këtë të shtunë ishte radha e reperit Stresi për të qëndruar para fotove të kolegëve të tij e për të ‘goditur’ atë që ai mendon në bazë të pyetjes.

Kështu Noizy i cili është cilësuar si rivali i tij në rep, u qëllua nga Stresi si një nga personazhet që është sipas tij "shumë zhurmë për asgjë".

Flori Mumajesi është artisti që Stresi do e dëgjonte në çdo kohë, ndërsa Soni Malaj-t ai do ti dëshironte më shumë sukses pasi nuk ka aq sa ajo meriton.

I njohur për tipin e tij pa komplekse, Stresi zgjodhi të qëllonte të gjithë duke i cilësuar si kopjuesit më të këqinj të hip-hopit në botë. Ndërsa me reperen Rina, Stresi nuk do bënte kurrë një bashkëpunim muzikor e mbi të gjitha të pinte një kafe.

Enca nuk është në preferencat e Stresit por, ky i fundit gjithashtu nuk ia kursen pëlqimet në Instagram, ndërsa për Fjolla Morinën ai do zgjidhte ti jepte një rol tjetër në showbiz, pra të mos jetë më këngëtare.