Transmetuar më 09-11-2019, 18:42

Një ditë përpara Samitit të Ohrit, Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut dhe Presidentin e Serbisë.

Nuk bëhet e ditur tema e diskutimeve, por ky takim është i dyti i këtij lloji për të çuar përpara projektin e të ashtuquajturit minishengeni ballkanik.

Pas takimit të së dieslës do të mbahet një seancë plenare e liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, mes të cilëve, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, Komisioni Europian, Banka Botërore dhe Banka Investuese Evropiane.

Sipas agjensive maqedonase synimi është gjetja e dakortësisë për një liste masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit. /k.k/noa.al/