Transmetuar më 08-11-2019, 18:08

Ikja e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria është një fenomen që ka marrë përmasa të konsiderueshme vitet e fundit.

Ata largohen për kushte dhe paga më të mira, dhe dy vendet më të preferuara janë Gjermania dhe Italia.

Por duket se vendi pas disa kohësh do ta vuajë shumë mungesën e mjekëve, aq sa Presidenti i Shoqatës së Traumës, Agron Dogjani, thotë se nuk do kemi ku të vizitohemi.

“Qeveria duhet të shpallë SOS, të gjejë mjetet dhe rrugët që të mbajë këto kontigjente, janë truri i kombit, pas disa vitesh nuk do të kemi ku të vizitohemi”, ka thënë ai në një deklaratë për mediat. /k.k/noa.al/