Transmetuar më 07-11-2019, 21:16

Një veprim i rrallë nga pronarja e një Kompanie në Kinë, ku tregohet përulja ndaj punëtorëve, ka marrë komplimente të shumta nga njerëz nga e mbarë bota.

Pronarja e një kompanie  shprehu vlerësimin e saj për punëtoret më të mirë duke u larë këmbët.

Të gjitha kishin arritur një numër të madh shitjesh, duke firmosur kontrata me shumë klientë, gjë që i sjell shumë të ardhura kompanisë.

Videoja është bërë virale në rrjete sociale, ku duken punëtoret e rreshtuara, ndërkohë që pronarja është ulur dhe u fërkon këmbët.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në 2 nëntor në një ceremoni, emri i firmës së pronares nuk dihet, por shiten produkte kozmetike.

Më poshtë keni videon:/a.k/noa.al/