Transmetuar më 07-11-2019, 19:41

Katër djem janë rrëmbyer nga piratët e detit të cilët sulmuan të armatosur, anijen në të cilën ndodheshin.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë më 4 nëntor dhe sot autoritetet greke publikuan se janë rrëmbyer dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre, një djalë grek, një gjeorgjian dhe dy nga Filipine.

Që të katërt sapo kishin nisur punën në anijen Elka Aristotle që shihni në galeri.

Ata gjendeshin në kabinat e fjetjes kur anija ishte në lundrim e sipër rreth 18 km larg portit të kryeqytetit të Togos, Lome.

Personat e armatosur rrëmbyen me dhunë 4 të rinjtë dhe u larguan me anijen e tyre duke humbur gjurmët në gjirin e Guinesë.

Mes të rrëmbyerve është dhe 20 vjeçari nga vendi fqinjë, Dimitri Giati nga Mesologji në Greqi.

I riu që shikoni në foton që ju sjell noa.al, e kishte udhëtimin e tij të parë pasi kishte përfunduar studimet parauniversitare për marinë.

Vetëm gjatë vitit 2019 janë raportuar 78 sulme piratësh në dete. 57 marinarë janë rrëmbyer dhe 42 prej tyre mbahen ende pengje.