Transmetuar më 07-11-2019, 17:36

Familja e djalit që u rrëzua për vdekje nga ballkoni ishte ankuar për mbylljen e dritareve të prishura në banesën e katit të katërt, disa ditë para tragjedisë.

Ky ishte fëmija e dytë që bie fatalisht nga blloku i kullës në Londër, gjatë ditëve të fundit.

Edward Popadiuc vdiq pas tragjedisë në Harrow, në ditëlindjen e tij të tretë, të premten e kaluar.

Babai Alexandru postoi fytyrën e buzëqeshur të djalit në Facebook duke thënë “Dashuria e babit”.

Disa orë më vonë Edëard ra nga ballkoni i katit të katërt dhe vdiq dy orë më vonë.

Pas tragjedisë i ati shkroi se “nuk dua të qaj më, e bëj atë tërë ditën dhe natën. Ai është engjëlli ynë tani.”

Fqinjët u përpoqën ta shpëtonin atë pas rënies, por ishte e pamundur./NOA.al