Transmetuar më 07-11-2019, 13:17

Shpesh herë, meshkujt duan të dinë se çfarë pëlqejnë femrat tek ata.

Për këtë, shkencëtarët bënë një studim dhe u surprizuan nga rezultatet: Femrat duan meshkujt me këmbë më të gjata se mesatarja.

Siç raporton Italiafeed, në studimin e bërë online, femrat pranuan se paraqitja e meshkujve është e rëndësishme, por këmbët e gjata tërheqin shumë. Por, këto nuk duhet të shoqërohen me një fizik të dobët, por pak të mbushur.

Me pak fjalë, femrat duan meshkuj të gjatë dhe aspak të dobët.

Rezultatet e papritura zbuluan se me evoluimin, gjatësia e këmbëve ndikon pozitivisht në shëndetin dhe forcën e meshkujve.