Transmetuar më 06-11-2019, 19:18

Catherine Deneuve u shtrua në spital në Paris pas goditjes në tru.

Ikona franceze e ekranit francez Catherine Deneuve është shtruar në spital në Paris pas një goditje të papritur, teksa familja e saj i tha mediave Franceze se aktorja 76-vjeçare kishte pësuar një goditje iskemike "shumë të kufizuar". Goditje të tilla shkaktohen nga ulja e rrjedhës së gjakut në tru.

Një burim me njohuri për situatën tha se Deneuve kishte pësuar goditje në tru ndërsa po filmonte një skenë në një spital në Gonesse, afër Parisit, për filmin "De Son Vivant", i cili është duke u drejtuar nga Emmanuelle Bercot.

Deneuve tani është në spitalin Salpetriere, i cili është specializuar në trajtimin e këtyre goditjeve.

“De Son Vivant” ka xhiruar për tre javët e fundit. Xhirimet tani për tani janë pezulluar.

Gazeta Le Parisien tha se ajo ishte në një "gjendje serioze" dhe kishte nevojë për "ekzaminime të hollësishme".

Ajo u bë e famshme në vitin 1964 në filmin e Jacques Demy ‘Umbrellas of Cherbourg’.

Deneuve u lind më 22 tetor 1943 në një familje aktorësh. Motra e saj e vogël Francoise Dorleac humbi jetën në një aksident automobilistik në vitin 1967./NOA.al