Transmetuar më 06-11-2019, 08:00
Orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore duke sjell shtim të vranësirave në vend duke bërë që rreshjet e shiut të shtrihen pothuajse në të gjithë territorin.
Më të theksuara rreshjet e shiut do të mbeten në zonën Veriore dhe Veriperëndimore.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4 gradë C deri në 22 gradë C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë./b.l/noa.al/