Transmetuar më 05-11-2019, 12:51
Rrahman Rraja

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja flet për arrestimin e Redjan Rrajës, i dyshuari për atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji dhe dy personave që ishin në të në makinë.

Rrahman Rraja tha për Ora News se Redjan Rraja nuk është nipi i tij, por kushuri i largët.

Ai tha se me babanë e Redjanit është kushëri i dytë, ndërsa personin e arrestuar është kushëri i tretë.

Deputeti i PS tha se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ai kërkon që personat në fjalë të marrin ndëshkimin maksimal.

A është nipi juaj Redjan Rraja? Cila është lidhja juaj me Redjan Rrajan?

Gjyshi Redjanit, Mehmeti me babain tim Rexhepi janë vëllezër prej babe, jo prej nëne sepse gjyshi im ka pasur dy gra. Dhe në qoftë se mediat mund ta quajnë nip, kur ai është më shumë sesa brezi i tretë.

Le të themi një i afërmi juaj?

Po mund të themi i afërm sepse në Nikël jemi 170 persona që kanë një mbiemër, pra Rrahja, ku të gjithë kemi pasur një gjysh që e ka pas emrin Ramazan.

Si e keni mësuar këtë ngjarje?

Nuk di se si të shprehem, por di këtë që kushdo që të jetë por duhet të marrë dënimin me maksimal që parashikon kodi penal.

Nuk kam asnjë llojë dijenije apo njohje sepse Redjani më shumë ka jetuar jashtë se sa në Shqipëri. Dhe me persona të tjera as që kam lidhje dhe as njohje.

Pavarësisht afërsisë ju nuk keni hyrje dalje me familjen?

Unë babain e Redjanit e kam kushëri të dytë, por nga baba, jo nga nëna. Por Redjani i bie kushëri i tretë, përsëri nga gjyshi, jo nga nëna.

Si e njihni Redjan Rrajen sepse dyshohet që ka qenë i akuzuar për një tjetër ngjarje të rendë?

Unë nuk e di. Nuk kam pas ndonjë dijeni për të. Ai ka pasur një profesion, dentist dhe kaq.

Nuk jeni në dijeni të kaluarës të tij?

Përkundrazi, hiç fare.

Atentati ndaj prokurorit, kushëriri i deputetit socialist u arrestua duke ikur drejt Malit të Zi

Atentati ndaj prokurorit, arrestohet kushëriri i deputetit socialist

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, policia jep detaje: Në pranga një nga autorët e dyshuar