Transmetuar më 02-11-2019, 22:20

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Beograd të Serbisë.

Ljubomir Kica Markoviç i njohur ndryshe si një prej drejtuesve më famëkeq të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, është ekzekutuar me gjashtë plumba.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ka ndodhur në kryeqytetin serb, mbrëmjen e së premtes, në rrugën “Milenka Grçiç”.

Mediat serbe shkruajnë se 37-vjeçari kishte fituar një reputacion në opionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit “Alcatraz”, të cilin ai e drejtoi me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vaviç.

Markoviç ka qenë dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e tifozit francez Bruce Taton.

Pas apelimit të këtij vendimi, Markoviç u dënua me 13 vjet heqje lirie.

Pas lirimit nga burgu, kreu i tifozëve lëvizte lirshëm nëpër rrugët e Beogradit.