Transmetuar më 02-11-2019, 20:52

Astrologët parashikojnë tensione në dashuri por sukses në punë për shenjën e Luanit.

Luani

Dashuria: Muaji nëntor fillon me disa tensione në dashuri për Luanin. Kjo është arsyeja pse është më mirë të shmangni diskutimet me partnerin. Edhe në ditët e një nervozizmi më të madh, horoskopi fton çiftet që kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë për të kërkuar bashkëpunim. Një zgjidhje për të shpëtuar marrëdhënien mund të jetë të kaloni më shumë kohë në intimitet, mbase duke u zhvendosur në një udhëtim jashtë qytetit, ose një mbrëmje romantike për të zgjuar pasionin. Beqarët do kenë shumë mundësi rreth mesit të muajit për të filluar vizita të reja.

Puna: Në vendin e punës, “luanët” do jetojnë një muaj me mundësi të mëdha pune. Do të kenë kushtet e duhura për të qenë konkurrues dhe për të kapërcyer sfidat. Është gjithashtu koha e duhur për të menduar për një projekt që ishte lënë mënjanë dhe që tani mund të zbatohet. Sipas horoskopit, është e mundur të ndiqni situata konkrete për të pasur sukses dhe të përqendroheni në nisma që mund t’i japin shtysë situatës aktuale ekonomike./a.k/noa.al/