Transmetuar më 31-10-2019, 20:06

Astrologët shprehen se muaji nëntor nis i mbarë për personat që i përkasin shenjës së Dashit.

Parashikohet që këta persona të jenë aktivë në dashuri dhe gjithashtu lajme të mira do të kenë edhe në punë.

Ja çfarë parashikohet.

Dashi

Dashuria: Prania e Venusit në tregon pothuajse për tërë muajin lejon që ata që kanë lindur në Dash të jenë shumë aktivë në dashuri. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të përfitojnë nga kjo periudhë për të takuar njerëz të rinjdhe për këtë arsye duhet të frekuentoni vende të reja.

Dashuritë e reja që lindin në këtë muaj janë të destinuara të zgjasin një kohë shumë të gjatë. Ata që tashmë kanë një person për të dashur duhet të krijojnë një klimë më të mirë për të përfshirë personin e zemrës të jetojë emocione së bashku.

Puna: Ky muaj në punë premton të jetë shumë interesant, edhe nëse pozicioni i Mërkurit në qiell nuk është shumë i favorshëm për të lidhur kontrata të mira dhe për të bërë marrëveshje të reja. Falë Jupiterit është megjithatë e mundur të shfrytëzohen mundësitë më të mira dhe të arrihen rezultate të shkëlqyera në një nivel ekonomik. Gjatë dy javëve të fundit të muajit është e mundur të kryhen disa projekte dhe të arrihet një potencial i mirë fitimi. Suksese të mëdha për ata që punojnë në botën e artit, do të ketë mundësi për tu dalluar./a.k/noa.al/