Transmetuar më 31-10-2019, 07:40

Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësiravetë shpeshta të cilat do të sjellin herë pas here rrebeshe shiu.

Vranësirat dhe rreshjet e shiut do të jenë më të dukshme në zonat malore dhe zonat veriore. Por pritet përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes, por do të pësojnë ulje në mesditë duke u luhatur nga 3 gradë C deri në 23 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar ne det dallgëzim deri në 3 ballë./b.l/noa.al/