Transmetuar më 28-10-2019, 10:14

Rënia e flokëve, sidomos në sezonin e vjeshtës, është makth për çdo vajzë. Si ta luftosh? Zgjidhja është një recetë natyrale me birrë të zezë që do të të ndihmojë shumë.

Përbërësit: 1 banane, 1 vezë, 1 lugë mjaltë, 1/2 filxhan birrë e zezë

Përgatitja do të të marrë vetëm pak minuta:

Në një enë të pastër vendos të gjithë përbërësit. Me ndihmën e blenderit, përzieji mirë derisa të krijohet një masë homogjene.

Aplikoje këtë masë në flokët e tu, kryesisht në rrënjë, dhe mbuloi flokët me një peshqir. Pasi ta kesh lënë përreth dy orë, shpëlaji flokët dhe më pas laji si zakonisht. Këtë procedurë mund ta përsëritësh një herë në javë, të paktën për një muaj./b.l/noa.al/