Transmetuar më 27-10-2019, 20:54

Shuhet në moshën 60-vjeçare aktorja e njohur e shumë filmave shqiptarë, Shpresa Bërdëllima.

Aktorja shqiptare, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Shpresa Bërdëllima ishte zhvendosur prej vitesh në Belgjikë me familjen e saj.

Ajo spikati në disa role në filma ku fitoi zemrat dhe respektin e shumë shqiptarëve.

Filmat ku ka luajtur Shpresa Bërdëllima:

Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani

Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja

Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali

Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza

Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana

Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina

Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela

Flutura në kabinën time (1988)… Keti.