Transmetuar më 25-10-2019, 23:36

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me takimin e mbajtur mbrëmjen e kësaj të premteje me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pretendent për Kryeministër të Kosovës.

Ai publikon një fotografi nga takimi dhe bën me dije se pjesë e tij ka qenë edhe aktori francez Gerard Depardieu.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë,

me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”, shkruan Rama.

Si Rama dhe Kurti kanë nënvizuar domosdoshmërinë e ecjes përpara me marrëveshjet e firmosura mes dy vendeve. /a.y/noa.al