Transmetuar më 23-10-2019, 20:09

Ndodh që të helmoheni nga një ushqim i cakuar dhe organizmi juaj është çrregulluar.

Por mos u shqetësoni pasi po iu japim disa këshilla se çfarë duhet të bëni.

Në listën më poshtë do të gjeni ushqimet që janë provuar se u bëjnë mirë personave të helmuar nga ushqimi.

Çaji i mentes

Vaji i saj ka efekt relaksues dhe qetëson trupin. Kjo cilësi e saj është perfekte  për ata që vuajnë nga helmimi ushqimor, pasi lehtëson spazmat dhe dhimjen. Përgatisni një filxhan të ngrohtë çaj menteje dhe spazmat në stomak do t’ju largohen.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës në stomak qetëson traktin gastro-intestinal. Ajo ka natyrë alkaline dhe nuk i lejon bakteret të popullojnë stomakun. Është perfekte për të parandaluar edhe shumimin e mikroorganizmave që kanë shkaktar helmimin ushqimor.

Uji

Diarreja është një prej pasojave të helmimit ushqimor. Gjatë kësaj kohe, trupi humbet shumë lëngje dhe dehidratohet. Pirja e sa më shumë uji e ndihmon trupin të hidratohet përsëri. Gjithashtu eliminon toksinat dhe bakteret e tjera që do të përshpejtojnë shërimin.

Limoni

Bakteret mund të zhduken në praninë e aciditetit duke përshpejtuar kështu shërimin nga helmimi ushqimor.

Përgatisni një lëng me limon dhe shtoni pak mjaltë ose sheqer.

Mollët

Lehtësojnë urthin dhe parnadalojnë acidin refluks. Mollët përmbajnë susbastnca që shkatërrojnë bakteret shkaktare të diarresë dhe mikroorganizmat që shkaktojnë dhimbje stomaku.