Transmetuar më 23-10-2019, 19:31

Këngëtari i talentuar Gjergj Kaçinari, në një intervistë televizive, foli mbi jetën artistike dhe angazhimet e tij në muzikë.

I intervistuar në emisionin “Ditë e re” në RTV Ora, videon e të cilit e gjeni më poshtë, Kaçinari, djali i kompozitorit të mirënjohur Alfred Kaçinari, u pyet ndër të tjera pse nuk merr pjesë shpesh në kompeticione.

Këtu ai e pohoi faktin duke thënë:

“Jo nuk marr pjesë, kam marrë pjesë nja dy herë kur kam pasur një grup, nja pesë vite më parë”.

Por pse?

Kaçinari shtoi: “Si fillim, jo nuk është vetëm çështje refuzimesh edhe pjesa e prodhimtarisë në gjuhën tonë të dashur shqipe që mua më mungon dhe nuk më pëlqen për më tepër.

Gjatë intervistës, Kaçinarit i bëhet pyetja se “…pse nuk të pëlqen shqipja” dhe ai përgjigjet: “Sepse, ndoshta është problemi im që nuk di të tingëlloj në shqip, por nuk më ka ngjitur asnjëherë në të kënduar flas. Sepse unë disa nga ato materialet që kam nxjerrë në videoklipe, madje edhe kënga që kisha te Netët e Klipit, ajo kënga ka pas ekzistuar në shqip më parë dhe është një dramë. Kështu që risjellja e materialeve ekzistente në anglisht dhe prodhimi i vetëm gjërave të reja në anglisht, le të themi ka qenë një gjë…”.

Në vijim Kaçinari shtoi: “Deri para nja 5 vitesh, unë as në live nuk kisha kënduar kurrë një këngë shqip. Kisha kënduar një herë një këngë shqip në “The voice” dhe lashë nam. Ngatërrova tekstin. Sepse është dhe gjuha me çdo fjalë të mundshme dhe zanore dhe e kam pasur gjithmonë të vështirë të tingëlloj rrjedhshëm sepse kam dëgjuar gjithmonë muzikë të huaj dhe ajo më është ushqyer. /NOA.al/