Transmetuar më 23-10-2019, 15:12

Kur jetohet një lidhje shumë e gjatë, rënia e dëshirës seksuale është gjithmonë pranë. Shkenca ka provuar se është femra e para ajo që bëhet më dembele në raportet intime.

Sipas ‘British National Surveys of Sexual Attitudes and Lifestyles’, i cili përfaqëson studimin më të madh shkencor të jetës seksuale dhe në çift, janë femrat ato që të parat humbin interesin për marrëdhënie seksuale me partnerin.

Studimi u zhvillua në Britaninë e Madhe nga një ekip ekspertësh të University College London, në bashkëpunim me London School of Hygiene & Tropical Medicine dhe NatCen Social Research.

Në studimin e publikuar në revistën shkencore ‘BMJ Open’, u përshin 4839 meshkuj dhe 6669 femra me moshë nga 16 deri në 74 vjeçe, të përfshirë në një lidhje që zgjat prej kohësh.

Nga studimi rezultoi se ndër shkaqet kryesore për rënien e dëshirës, kishin të bënin fillimisht me problemet shëndetësore të një prej partnerëve, kohëzgjatja e lidhjes ose bashkëjetesës.

Ajo që u zbulua është se janë femrat, ato që të parat humbin interesin për momente intime me partnerin, teksa lidhja e tyre është e qëndrueshme. Kjo pasi femra i kushton rëndësi prioriteteve të tjera në një lidhje jetëgjatë, duke lënë pas dore intimitetin.

Kjo ndodh pas lindjes së fëmijëve dhe shtimit të angazhimeve, çka çon domosdoshmërisht në rënien e dëshirës, shkruan noa.al.

Një tjetër arsye ka të bëjë me monotoninë e jetës seksuale në çift, pasi nëse një femër nuk ndihet e stimuluar, priret që të humbë interesin. Kjo ndodh kur mashkulli nuk ndan dëshirën seksuale të femrës dhe nuk bisedon lidhur me këtë çështje./a.y/noa.al