Transmetuar më 23-10-2019, 07:55

Orët e para të ditës së sotme parashikohen të jenë në ndikimin e motit të kthjellët në vendin tonë.

Zonat bregdetare dhe zonat e ulëta do të jenë me kthjellime dhe në orët vijuese, por në zonat veriore gjatë pasdites priten të shfaqen vranësira kalimtare. Mbrëmja do të rikthej motin e kthjellët edhe në këto zona.

Sipas meteoalb temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes, ndërsa në mesditë do të jenë konstante duke u luhatur nga 6 gradë celcius deri në 29 gradë celcius.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët./b.l/noa.al/