Transmetuar më 22-10-2019, 09:25

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën”.

Është kjo ajo që thotë ambasada amerikane, e cila deklaron se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

“Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Shqipëria lufton korrupsionin, Ndal Korrupsionit”, thuhet në mesazh.

Më tej përmenden me emra disa zyrtarë të ndaluar përgjithmonë të hyjnë në SHBA, mes tyre ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, deputetit Tom Doshi, ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre. Për më tepër ndiqni videon më poshtë. /a.y/noa.al