Transmetuar më 22-10-2019, 07:48

Në Etiopi çdo vit humbin jetën 96 mijë foshnje për shkak të mungesës së kushteve shëndetësore. Raporti i qeverisë së Etiopisë dhe UNICEF-it mbi statusin e grave dhe fëmijëve në Etiopi në fusha të ndryshme, të tilla si shëndetësia dhe arsimi, u prezantua në kryeqytetin etiopian Addis Ababa.

Raporti thekson se në vitet 2000 kanë vdekur 58 në 1 mijë fëmijë të moshës nën 5-vjeçare dhe se kjo normë është zvogëluar në vitet e fundit, por se për çdo vjet ende vdesin 96 mijë foshnje për shkak problemeve shëndetësore dhe higjienës.

Sipas këtij raporti, norma e përdorimit të ujit të pasigurt dhe jo të shëndetshëm që nga vitet 2000 është zvogëluar nga 75 për qind në 31 për qind.

Në raport thuhet se vendi ka 2.6 milionë fëmijë midis moshës 7 dhe 14 vjeç, të cilët ende nuk janë në gjendje të ndjekin mësimet.

Raporti po ashtu thekson martesat nën moshë dhe se 6 milionë vajza nën moshën 15-vjeçare janë të martuara. Thuhet se kjo normë po ashtu ka shënuar rënie për 20 për qind në dhjetë vitet e fundit.