Transmetuar më 21-10-2019, 20:56

Një ngjarje e rrallë na vjen nga një familje në Britaninë e Madhe.

Një 44-vjeçare pritet të bëhet nënë për 22-tën herë.

Sue Radford ka deklaruar se më parë nuk mbetej dot shtatzënë, por në vitet në vazhdim nuk ka mundur të ndalojë së sjelluri në jetë fëmijë.

Çifti jeton në një shtëpi me 10 dhoma gjumi dhe e gjithë familja  mbështetet në të ardhurat e Noel-it, bashkëshortit të 44-vjeçares , i cili punon si bukëpjekës, si dhe marrin vetëm 170 dollarë në javë për fëmijët.

“Tani ne jemi në pritje të një fëmije tjetër. Presim të mësojmë gjininë e fëmijës tonë të 22-të.”- shprehet Sue./a.k/noa.al/