Transmetuar më 21-10-2019, 18:26

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, ka reaguar për herë të parë një ditë pas fatkeqësisë, ku edhe humbi vëllain në një aksident të rëndë automobilistik.

Deputetja se pari shprehu falënderime për të gjithë ata që i shprehën mbështetje, në këto ditë të vështira. Blerina Gjylameti përgënjeshtroi lajmet se ajo apo familjarët e saj kanë ushtruar presion ndaj organeve ligjzbatuese, lidhur me aksidentin, duke thënë se në aksident i vëllai i saj humbin jetën dhe askush tjetër.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së shtunës në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan ku humbi jetën vëllai i deputetes, 37-vjeçari Elton Macolli, teksa makina e tij u përplas me një kamion dhe shpërtheu në flakë.

"Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment t’ju bëj veçse t’ju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme", u shpreh Gjylameti.

Postimi i plotë i Blerina Gjylametit

Te dashur miq!

Ju falenderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.

Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.

Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment tju bëj veçse tju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.

Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që ska të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.

Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.

Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten.

Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!/NOA.al