Transmetuar më 21-10-2019, 15:19

Kryedemokrati Lulzim Basha i kundërpërgjigjet ironisë së Kryeministrit Edi Rama, lidhur me refuzimin e çeljes së negociatave me Shqipërinë.

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar”, shkruan Basha në Twitter.

Ai pyet më tej se kujt do ia hedhë fajin për dështimin me shëndetësinë, për ekonominë e shkatërruar dhe për qeverinë e korruptuar.

“Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua. Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë”, deklaron Basha.

Ky qëndrim i tij vjen pasi Rama vuri përballë dy fotografi dhe dy deklarata të Presidentit të Këshillit të Europës Donald Tusk dhe të Lulzim Bashës, teksa shkroi “Pa koment”.

“Nuk pati unanimitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, citohen fjalët e Tusk.

Ndërkohë si fjalë të ‘Lulit’, Rama citoi: “Vendimi për të mos hapur negociatat, është dështim i qeverisë shqiptare”. /a.y/noa.al

Rama ironizon Bashën, vë përballë fjalën e tij me të Tusk: Pa koment!