Transmetuar më 21-10-2019, 15:05
Foto ilustruese

Dalin detaje të reja lidhur me krimin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në fshatin Palaj, të Malësisë së Dukagjinit, në Shkodër.

Mësohet se viktima, Lazër Arraj, 55 vjeç, kishte dalë me dy kuaj për të marrë ushqimet e dimrit për familjen, kryesisht qepë dhe patate në fshatin e origjinës.

Duke qenë se fshati i lindjes ku dhe kishte marrë zairetë e dimrit është larg, ai kishte dalë në rrugën kryesore me kafshët, të cilat u gjetën të ngarkuara me ushqime.

Ndërkohë Arra u gjet i larë në gjak në rrugë, nga të afërmit e tij, dy nipërit.

Ekzekutimi i 55-vjeçarit rezulton se është kryer me breshëri automatiku, duke bërë që viktima të gjehë vdekjen në vend, pa mundur të dilte në rrugën kryesore, prej nga me makina të rastit do të çonte ushqimet drejt banesës së tij. /a.y/noa.al

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, kush është viktima