Transmetuar më 21-10-2019, 12:56
Foto ilustruese

Vritet me armë zjarri një person në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Palaj, të Malësisë së Dukagjinit.

Mësohet se rreth orës 12:00, në fshatin Palaj, njësia administrative Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri,

Lazër Arraj 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.

Efektivët e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

Për shkak se fshati i krimit ndodhet në një zonë të thellë, efektivëve të policisë iu duhet më shumë kohë për grumbullimin e të dhënave. /a.y/noa.al