Transmetuar më 21-10-2019, 12:18

Dalin pamjet tragjike, të momentit kur Elton Macolli dy netë më parë u aksidentua për vdekje në tunelin e Elbasanit, me makinën me të cilën po udhëtonte me shpejtësi 145 km/h.

37-vjeçari si pasojë e shpejtësisë së madhe, tej normave të lejuara që po lëvizte brenda tunelit të aksit Elbasan Tiranë goditi nga pas një maune, ndërsa më pas shpërtheu në flakë, pasi makina ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi.

Pamjet që gjeni më poshtë janë publikuar nga Report Tv dhe nëpërmjet tyre, shihet se si ndodhi ngjarja.

Si pasojë e aksidentit Elton Macolli, vëllai i deputetes Blerina Gjylamenti humbi jetën në vend. Sipas policisë dyshimet kryesore janë se Elton Macolli mund të ketë qenë i përgjumur në momentin e aksidentit që i kushtoi jetën.

Humbi të vëllanë në aksident, deputetja Gjylameti përlot me fjalët për të

Aksidenti tragjik/ Deputetja Blerina Gjylameti humb edhe të vëllanë, një vit pas humbjes së motrës (FOTO)

Aksidenti tragjik në tunelin e Tiranë-Elbasan, humb jetën vëllai i deputetes