Transmetuar më 21-10-2019, 11:57

“Kemi diskutuar lidhur me mos marrjen e vendimit të merituar për Shqipërinë dhe natyrisht që kemi rënë të gjithë dakord se kjo nuk ndryshon asgjë në trajektoren strategjike të vendit, Partisë Socialiste dhe qeverisë”.

Është kjo deklarata e bërë nga Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së PS, ku bëri me dije se në ditët në vijim ka një sërë komunikimesh të përcaktuara në axhendë me Presidentin e Francës dhe një sërë drejtuesish të tjerë të vendeve anëtare, për tëe diskutuar me ecurinë e procesit.

Ai tha se në aspektin praktik e kanë të qartë, se duhet të vahzdojnë çdo ditë punën, pasi edhe nëse do ishte marrë ‘po-ja’, detyrat janë po ato, të ecet përpara me reformën zgjedhore dhe brenda vitit të ecet me shkallën e parë, atë të miratimit në parlament me gjithë rekomandimet e OSBE/ODHIR dhe të priret plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe me radhë gjitha pikat e përcaktuara nga Bundestagu gjerman.

I pyetur lidhur me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme dhe dorëheqjes së tij, siç ndodhi në Maqedoninë e Veriut, sipas kërkesës së opozitës, kreu i qeverisë tha se nuk ka asgjë të re.

“Ata kanë punuar shumë fortë dhe nuk kanë lënë gur pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ia kanë dalë, pasi kemi arritur kapërcejmë pengesën e ngritur gjashtë muajt e parë, duke marrë mbështetjen e Gjermanisë. Qoftë Maqedonia edhe Shqipëria nuk kanë arritur të marrin atë që iu takonte, si rezultat i një përplasje të brendshme në tryezën europiane, ku sot është materializuar ajo që kam paralajmëruar para kohësh një konflikt mbi të ardhmen e BE. Nuk mendoj se ne këtu dhe ata në Maqedoni kanë më shumë në dorë se sa të bëjnë detyrat e shtëpisë”, u shpreh Rama.

Ai tha se dielli ka dalë përsëri, dita ka filluar përsëri dhe rruga vijon pa asnjë lëkundje dhe pa asnjë ekuivok, duke shprehur bindjen se do të bëhet më e mira për të ardhmen.

“Reformën zgjedhore do e bëjmë me gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces dhe do e votojmë në parlament dhe në parlament në dijeninë time ka një opozitë që është e përfshirë në komisionin e reformës zgjedhore dhe ka një vend bosh per opozitën jashtëparlamentare. Ne nuk do të presim dhe brenda viti do të miratojmë reformën zgjedhore. Ne do të vazhdojmë procesin dhe ata që do të binden do të votojnë reformën zgjedhore”, deklaroi Kryeministri. /a.y/noa.al