Transmetuar më 21-10-2019, 09:45

Kryeministri Edi Rama po zhvillon mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste prej orës 08:30 të mëngjesit të kësaj të hëne.

Në fokus të diskutimeve mësohet se është vendimi negativ i 18 tetorit nga Këshilli Europian për të mos hapur negociatat e Shqipërisë me BE.

Në mbledhje po diskutohet edhe për projektligjet që do të kalojnë në seancën e së enjtes, por edhe zhvillimet brenda strukturave të PS-së.

Ndërkohë që pas takimit, kryetari i PS-së, do të zhvillojë një takim me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe bashkëkryetarin e reformës zgjedhore nga shumica, Damian Gjiknuri.

Tre ditë më parë, Rama u shpreh se reforma zgjedhore, si kusht i Bundestagut gjerman do të miratohet me apo pa PD-në, brenda dhjetorit./b.l/noa.al/