Transmetuar më 21-10-2019, 08:42

Origjina e kancerit është sigurisht ende një temë diskutimi. Megjithatë, me kalimin e viteve shkenca mjekësore ka gjetur disa shkaqe që lidhen me ato që futim në trupin tonë.

Shitur në enë plastike ose kanaçe, patatet e skuqura janë një nga produktet më kërkuara të të gjitha kohërave, megjithëse janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë.

Dëmtimi i tyre varet nga metoda e tyre e gatimit; gjatë procesit të gatimit, në fakt, një makinë fryn patatet për të hequr yndyrën e tepërt dhe i sezonon ato me aromë pluhuri artificial.

Në këtë mënyrë niseshteja e përfshirë në patate të skuqura arrin temperaturat edhe më të larta se 120 gradë, duke çuar kështu në formimin e substancave toksike siç është akrilamidi. Dhe kjo është një nga shkaqet kryesore të kancerit, që prek sistemin nervor.

Fatkeqësisht nuk është e mundur të ndryshoni metodën e gatimit dhe të vazhdoni të hani patatet e skuqura sepse janë pikërisht ato temperatura të larta që i japin brishtësinë e tyre tipike./b.l/noa.al/